Gjykata e Lartë, priti të martën e datës 28 mars, “Klubet e Debatit” të dy gjimnazeve të Tiranës, "Sinan Tafaj" dhe "Sadi Nuri".
Në sallën e Kolegjeve të Bashkuara, anëtarët e grupeve të debatit, prezantuan ide dhe mendime të ndryshme mbi sistemin gjyqësor në Shqipëri, ecurinë e procesit të reformës në drejtësi, sipas perceptimit të tyre, si edhe zhvilluan një seancë me pyetje e përgjigje me stafin e Gjykatës së Lartë të pranishëm në sallë. Në përfundim të aktivitetit, ushpërndanë certifikata mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë aktivitet.
Aktivitetet me nxënësit e shkollave të mesme dhe atyre 9 vjeçare do të vijojnë edhe gjatë muajit prill, me mënyra alternative prezantimi, mbi çështje që lidhen me drejtësinë dhe ligjin, në kuadër të afrimit të gjykatës me publikun si mënyra më e mirë për të përkujtuar 110 vjetorin krijimit të saj.